Serhio Ramosi mezi e priste pyetjen e gazetarit lidhur me deklaratën e fundit të sulmuesit francez të Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, se ai i përket majës së futbollit botëtror, në nivel me Ronaldon dhe Mesin, duke qenë se ai me Atletikon fitoi Ligën e Evropës dhe me Francën Kupën e Botës -2018. Por kapiteni i Realit të Madridit dhe të përfaqësueses spanjolle konsideron se Grizmani nuk mund të krahasohet me Ronaldon, Mesin dhe Nejmarin.
“Padituria e tij është shumë e guximshme. Kur e dëgjoi atë se çfarë thotë, menjëherë më kujtohen Toti, Çavi, Maldini, Rauli, Iniesta, Kasijasi… lojtarë që kanë fituar gjithçka, por jo “Topin e artë”. Çdo njeri është i lirë të mendoj çfarë të dojë, por, sidoqoftë, ai do të bënte mirë të merrte mendimin edhe të Simeones, Kokes dhe Godinit”, vuri në dukje kapiteni i “mbretërorëve” madridas.
Sfidanti.al