Klubet e Ligës Spanjolle të futbollit janë prekur nga ethet e arit dhe i janë futur me kokë shpenzimeve në merkaton e transferimeve. Dikush kërkon që të lërë pas zhgënjimet e një sezoni(Reali i Madridit), dikush tjetër do të bëjë korrigjime(Barcelona) apo përforcimet e duhura(Atletiko), ndërsa të tjerë dëshirojnë që të mos vënë në rrezik objektivat e tyre.
Kjo ka bërë që klubet spanjolle të shpenzojnë 808 milionë Euro në vetëm 22 ditë(mungon zyrtarizimi i transferimit të Grizman dhe Zhoao Feliks). Rekordi në Spanjë përsa u përket shpenzimeve në merkato është 887 milionë Euro i regjistruar në sezonin e mëparshëm. Për këtë arsye, kampionati iberik kryeson në Evropë përsa u përket lëvizjeve të futbollistëve. Bundesliga ka investuar 434 milionë Euro, Serie A 352 milionë, Premier 197, Ligue 1 36 milionë Euro
Reali i Madridit, për të dytin vit radhazi rezulton klubi me dorëshpuar. Nëse në sezonin 2018/19 ai shpenzoi 146.2 milionë Euro, këtë vit për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Ronaldo ka thyer cdo limit dhe vendosi një rekord të ri të tijin me 303 milionë Euro duke sjellë në Bernabeu Hazard dhe Jovic, pa harruar këtu Militao, Rodrygo apo Mendy, me këtë të fundit që është blerja më e lirë, 48 milionë Euro. Barcelona duket se ka investuar 200 milionë Euro, 75 milionë për De Jong dhe 120 milionë për blerjen e Grizman që nëse nuk do të ndodhë dicka e jashtëzakonshme, do të zyrtarizohet në 1 korrik. Atletico është në vendin e tretë me Zhoao Feliks, i cili do të firmosë shumë shpejt dhe Markos Jorente për 35 milionë Euro
Por cilat janë arsyet e këtij pushteti të madh të futbollit spanjoll në merkato. këtë e shpjegon presidenti i La Ligas, Havier Tebas. ‘Kontrolli ekonomik në 5 vitet e fundit ka cuar në një reduktim të ndjeshëm të borxhit që do të thotë më shumë para për klubet për të bërë ndërhyrjet e tyre në merkato. përvec kësaj ka rritje të vazhdueshme të të ardhurave nga të drejtat televizive që ndikon për të bërë blerje për klubet, por edhe për të mbajtur lojtarët më të rëndësishëm të tyre pasi ata mund të përfitojnë rritje të pagës si dhe të klauzolës së zgjidhjes së kontratave të tyre’
Sipas raportit më të fundit të La Ligës, konfirmojnë fjalët e Tebas. Borxhi me organet tatimore të klubeve spanjolle kalon nga 650 milionë Euro në 2013 në 71 milionë që është aktualisht. Për më tepër, në 2012 klubet ishin me humbje prej 2016 milionë Euro, kurse tani bilancet e tyre janë me fitim prej 189 milionë.
Përsa u përket të ardhurave, La Liga ka thyer rekordet e saj. në auditimin e fundit të kryer për sezonin 2017/2018, klubet siguruan të ardhura rreth 4.5 miliardë Euro 20.6% më shumë se në sezonin paraardhës, nga këto rreth 1.2 miliardë Euro të Ardhura janë të Realit të Madridit e Barcelonës
sfidanti.al