Tregojnë së në një betejë u lëshua një helm kimik që të trulloste mendjen. Efekti ishte tjetërsues: fituesve u dukej sikur po humbisnin, kurse të humburve u dukej sikur po fitonin! Thonë se edhe në futboll , ka raste që “spërkatet fusha” me një lloj helmi sa futbollistët nisen per fitoren dhe luajnë për të ..humbur. Nuk dihet se cili është emri helmit, por kjo ndodh random….
Ditët e fundit, ish-trajneri i Serbise Milovan Gjoriç ka hedhur shumë dyshime për Serbinë se si luajti kundër Shqipërisë. “Të gjithë ishin jashtë forme, nën nivelin e tyre, me në krye Vllahoviçin që e nxorri topin jashtë, kur më lehtë e kishtë ta fuste brenda..”-shprehet trajneri..
Më e bukura është se fill pas ndeshjes, kur po jepeshin intervista në bordin e fushës, edhe vetë presidenti “kimist” Duka, u kishte thënë me humor vartesve : “ Po të luajnë si Serbia edhe ekipet e tjera, ne jemi në Botëror..”
Sfidanti.al