Nga Spanja në Itali; Prokuroria Federale heton mbi Kaljari-Frozinone

Federata Italiane e Futbollit reagon pas lajmit të publikuar nga e përditshmja spanjolle ‘El Pais’ për dyshimet për trukim të ndeshjes së Serisë A, Kaljari-Frozinone. Prej ditësh Prokuroria Federale është vënë në ndjekje të Mattia Mariotit, ndërmjetësi roman i bastexhinjve spanjolle dhe të misteriozit ‘mik me flokë të gjata’ që i ka dhënë kontaktet me Frozinonen.

E gjithë kjo është në kuadër të ‘Operacionit Oikos’ që ka shpërthyer në Spanjë për trukime ndeshjesh, por që ka kaluar kufijtë dhe ka ardhur edhe në Itali. Pas dyshimeve të shfaqura për përfshirje në këtë skandal të disa lojtarëve të Frozinones dhe Ciro Immobiles të Lazios, me këta të fundit që kanë mohuar cdo gjë, të shtunën e përditshmja ‘El Pais’ tregoi nëpërmjet disa dokumentave që kishte vënë në zotërim, manipulimin e sfidës mes Kaljarit dhe Frozinones të zhvilluar në 20 prill që u fitua nga skuadra sarde 1-0 në një moment kur Frozinone kishte ende shpresa për mbijetesë. Një fitore kjo që erdhi pas një goli të shënuar nga Zhoao Pedro me 11 metërsh që u shkaktua në mënyrë qesharake nga Zampano

E përditshmja spanjolle e titulloi artikullin në këtë mënyrë: ‘Operacioni Oikos trukoi ndeshjen mes Kaljarit e Frozinones në Serie A’. Në artikull flitet edhe për momentin e fitimit të 11 metërshit nga sardët që ‘El Pais’ e përshkruante kështu: ‘Mbrojtësi i djathtë i Frozinones, Francesko Zampano, shkakton faull në mënyrë të pakujdesshme ndaj një sulmuesi’

Prokurori Federal. Xhuzepe Pekoraro, nuk humbi kohë dhe që pas publikimit të të dhënave të para hapi dosjen dhe u kërkoi hetuesve spanjollë dërgimin e akteve të tjerë brenda kësaj fundjave’

sfidanti.al