PSG, Dani Alvesh iu thotë lamtumirën kampionëve të Francës

‘Gjithcka ka një fillim, një pjesë qendrore dhe një fund dhe ky është momenti që ta mbyll këtu’-nëpërmjet një mesazhi të gjatë të publikuar në Instagram, Dani Alvesh bën të ditur largimin nga Paris Sën Zhermeni pas dy sezoneve. Mbrojtësi i djathtë brazilian u transferua në Paris në verën e 2017 pasi la Juventusi, ndërkohë që kontrata me parizienet i skadon pas pak ditësh’. Nën hijen e Kullës Eiffel, Dani Alvesh fitoi 2 tituj kampionët të Ligue 1 me Paris Sën Zhermenin, 2 Superkupa të Francës, 1 Kupë të Ligës dhe 1 Kupë të Francës duke e pasuruar akoma më shumë palmaresin e tij të pasur. Futbollisti 36 vjecar ka luajtur me fanelën e Paris Sën Zhermenit 73 ndeshje duke shënuar 6 gola.

Postimi i plotë i Dani Alvesh në Instagram:

‘Sot mbyll një tjetër cikël në jetën timë, një cikël fitoresh, mësimesh dhe eksperiencash. Dua të falenderoj familjen e Paris Sën Zhermenit për mundësinë që më dha që të shkruajmë së bashku një tjetër faqe të historisë së këtij klubi. Dua të falenderoj stafin për ngrohtësinë, respektin dhe bashkëpunimin e treguar që nga dita e parë dhe që e bëjnë këtë klun shumë special. Ishin 2 vite pozitive në aspektin psikologjik dhe vazhdimësie për mua për të përmbushur misionin, por në jetë ka një fillim, një mes dhe një fund dhe për mua është momenti që ta mbyll këtu. Kërkoj falje nëse nuk kam qenë gjithnjë në lartësinë e duhur, kërkoje ndjesë nëse në një moment të caktuar kam bërë ndonjë gabim, gjithnjë jam përpjekur të jap maksimumin. Falenderoj të gjithë shokët e skuadrës për momentet e jetuara, nga të qeshurat deri te mërzia. Do të doja që të kujtohesh si i cmenduri i mirë i jetës së përditshme, me buzëqeshje në fytyrë, me shumë energji si një punëtor profesionist dhe i impenjuar në arritjen e objektivave, por edhe si dikush që donte të ishte më mirë cdo ditë dhe të tentonte të kuptonte domëthënien e fjalës ‘skuadër’. Një përqafim i fortë për të gjithë dhe shpresoj që mos të ndjeni mungesën e cmendurive të mia. Më shumë afeksion’.

sfidanti.al