PSG nderon 23 gra që luftojnë me kancerin e gjirit

Paris Saint-Germain ka njoftuar se 23 gra që aktualisht po luftojnë ose janë në fazë shërimi nga kanceri i gjirit dolën në fushë krah lojtarëve të ekipit para fillimit të ndeshjes së sotme kundër Strasburgut, në javën e tetë të Ligue 1. “Në momentin e nisjes së ndeshjes, 23 gra të prekura ose në shërim nga kanceri i gjirit do të ecin në krah të futbollistëve, falë bashkëpunimit me Qatar Airways,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit parisien.

Ky gjest solidariteti është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të PSG-së për të mbështetur gratë që përballen me këtë sëmundje, duke e përforcuar edhe një herë përkushtimin e klubit ndaj kësaj kauze në kuadër të nismës vjetore “Tetor Rozë” (Pink October), e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

sfidanti.al