UEFA refuzon kërkesën e Frankfurtit për ta zhvendosur ndeshjen me Napolin

UEFA ka refuzuar kërkesën e Eintracht Frankfurtit për ta zhvilluar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit në një stadium neutral, ka konfirmuar klubi gjerman i Bundesligës. “Kështu, ndeshja e planifikuar për 4 nëntor do të luhet në Napoli, siç ishte parashikuar, pa praninë e tifozëve të Eintrachtit,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. Autoritetet italiane kishin ndaluar prej javësh shitjen e biletave për banorët e Frankfurtit, për shkak të shqetësimeve të larta për sigurinë. Klubi gjerman i ishte drejtuar UEFA-s në fillim të tetorit, duke përmendur mangësi organizative dhe çështje sigurie në stadiumin Diego Armando Maradona. Frankfurti propozoi që ndeshja të zhvendosej në një qytet tjetër ose të luhej pa tifozë, por të dyja kërkesat u hodhën poshtë nga UEFA. Ky vendim vjen pas tensioneve të sezonit të kaluar midis dy skuadrave, kur përplasjet e dhunshme midis tifozëve në Napoli lanë pasoja të rënda për rendin dhe sigurinë publike.

sfidanti.al