Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) ka njoftuar protesta kundër planit të La Ligës për të zhvilluar ndeshjen mes Villarrealit dhe Barcelonës në Miami. Sipas njoftimit zyrtar, lojtarët e të gjitha skuadrave të kampionatit spanjoll do të protestojnë para fillimit të çdo ndeshjeje këtë fundjavë, në shenjë kundërshtimi ndaj këtij vendimi.
Qëllimi i protestës është të kundërshtohet zhvendosja e ndeshjeve zyrtare jashtë Spanjës, të cilën lojtarët e konsiderojnë të padrejtë për garën dhe për tifozët që humbasin mundësinë të ndjekin skuadrat e tyre nga afër. AFE thekson se nuk është konsultuar nga La Liga për këtë vendim dhe kërkon që të zhvillohen bisedime urgjente përpara se projekti të ecë më tej. Nëse realizohet, përballja Villarreal–Barcelona në Miami do të bëhet ndeshja e parë në historinë e La Ligës që luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
sfidanti.al