‘La Masia’ dhe manuali i fjalëve të ndaluara për t’u përdorur

Që Barcelona është një model i zhvillimit të futbollit nuk ka asnjë pikë dyshimi. Te e famshmja La Masia mendohet për gjithcka dhe këtu përfshihen edhe fjalët që janë rreptesisht të ndaluara që të përdoren nga futbollistët që e mësojnë këtë rregull që në moshë të vogël.

Vjedhja e topit: Topi nuk vidhet, por rifitohet. Koncepti vjedhje do të thotë të marrësh në zotërim dicka që nuk të përket. Te Barcelona topi konsiderohet i tyre kështu që në momentin që e humbasin, lojtarët e kësaj skuadtre thjesht e rifitojnë sa më shpejt, jo vjedhin

Armiku: Skuadra kundërshtare nuk është asnjëherë armiku, është rivali ose konkurrenti. Fjala armik është shumë e fortë që askush te Barcelona nuk e pranon ashtu sikurse edhe fjalët betejë, duel apo luftë. është një sport dhe transmetohen vlera sportive. Rivali është në fushë, por jashtë saj nuk ka rivalitet

Egoja: Përcmohet individualizmi dhe egoizmi në lojë. për Barcelonën, të gjithë janë një ekip, ku secili prej lojtarëve e vë talentin në shërbim të grupit. Të qenit i përulur ëshyë një nga bazat e lojës së katalanasve, mendjemadhësia dhe prepotenca janë kundër vlerave të ekipit, sa më shumë e ndihmon skuadrën, aq më i madh je.

Konformizmi: Te Barcelona nuk vlen nota 7 apo 8. Duhet të jesh i shkëlqyer dhe minimalisht duhet të marrësh notën 9. Nëse sheh që në fund të ndeshjes loja jote është vlerësuar mjaftueshëm, atëherë nuk i ke arritur objektivat. kërkesa e madhe është forma e vetme për të arritur objektivat e vendosur

Të mendosh të kundërtën: Te Barcelona e rëndësishme është mënyra e saj e lojës që aplikohet në fushë. Rivali luan sipas mënyrës së tij, por Barcelona duhet që të shfaqë filozofinë e saj të lojës me forcë për ta përballuar. Barcelona nuk pranon të ndryshojë mënyrën e lojës e as të përshtatet me kundërshtarin

Vertikalizimi: Për barcelonën nuk është korrekte kërkimi i portës kundërshtare sa më shpejt të jetë e mundur. Orientimi i skiuarës është që të qarkullojë topin dhe prioritet i jepet bashkimit të linjave. Sa më të bashkuar të jenë lojtarët në lojë aq më të lehtë do ta kenë për të mbajtur topin e aq më të lehtë për ta rifituar

Mërzia: Vetëm duke u argëtuar në fushën e lojës dhe me topin në zotërim mund të marrësh maksimumin dhe të arrish perfeksionin

sfidanti.al