Kush më shumë se Bejli do ta shpërfillte largimin e Ronaldos

Garet Bejli para para muajsh ndodhej te dera e daljes nga “Santiago Bernabe”, por, mbas largimit të Kristiano Ronaldos, pritet që ky sulmues uellsian të bëhet “viloina e parë” e ekipit. Bejli thotë tani se ai dhe shokët e tij po mësohen gradualisht me stilin e lojtës së trajnerit të ri të Realit, Huilen Lopetegi, dhe me gjithë largimin e Ronaldos, ai thotë se ekipi nuk ka asnjë problem në sulm.
“Gjithnjë është e vështirë, kur vjen një trajner i ri, me ide dhe mendime të reja, por mendoj se ne do të përparojmë shpet. Sa i përket sulmit, unë mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë problem, pavarësisht nga largimi i Ronaldos. Ne do të bëjmë ato gjëra që do të na thotë trajneri, në radhë të parë, të shënojmë sa më shumë gola”, vuri në dukje Bejli.
Reali i Madridit ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Ligës do ta zhvillojë më 19 gusht kundër Getafes, ndërkohë që më parë do të luajë më Atletikon e Madridit në kuadrin e Superkupës së Evropës.
Sfidanti.