Rituali i Katinka Hoshu-t, me pesë medalje të arta në pesë Evropiane

Notarja hungareze, Katinka Hoshu, në kampionatin evropian të notit që u zhvillua këto ditë në Glasgou të Skociësë, triumfoi në garën 200 m stil i përzier, duke u bërë kështu notarja e parë femër që fiton pesë tituj evropianë të njëpasnjëshëm në të njëjtën disiplinë.
Kjo notare hungareze, më parë, më e shpejta në garën e lartpërmendur ka qenë në kampionatet evropianë në Budapest (2010), në Debrecen (2012), në Berlin (2014), në Londër (2016) dhe tani në Glasgou.
Duke triumfuar për herë të pestë me radhë në 200 m stil i përzier, ajo iu bashkua bashkatdhetarit të saj, Lazlo Çeh, kështu që tani vetëm këta të dy notarë kanë pesë medalje të arta në pesë Evropiane me radhë. Lazlo Çeh ka fituar në garën 200 m stil i përzier në kampionatet evropiane nga 2004 deri në vitin 2012.
Sfidanti.al