Kur do Mesi, Barcelona  mban shënime  për Mesut Ozil

Gazeta spanjolle, “Don Balon”, shkruante dje se Lionel Mesi do të ishte i kënaqur që futbollisti gjerman Mesut Ozil të vinte në Barcelonë. Ky futbollist me origjinë turke, në fakt, hyri në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin e Londrës Veriore, ndërkohë që nuk duket se ai ka ndërmend që ta vazhdojë atë. U duk se Ozili do të largohej nga Arsenali, qysh verën e kaluar, por, sidoqoftë, agjenti i tij arriti që ta mbante atë në “Emirate”. Lajmet më të fundit thonë se, tanimë, bisedimet me klubin katalonjas janë zhvilluar dhe se ka mundësi që transferimi i Ozilit të realizohet.

Interesant është fakti se Mesi është entuziazmuar nga ardhja e mundshme e Ozilit te Barça, duke qenë se ai ka një përvojë të madhe në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që ai e njeh mirë edhe La Ligën, duke qenë se Ozili luajti tre vite me Realin e Madridit, para se të shpërngulej, më 2013, tek Arsenali.

Sfidanti.al