Arsen Vengeri akuzoi sulmuesin e Sitit, Rahim Sterling, se ai aktroi, kur mori penallti në ndeshjen e fundit mes Arsenalit dhe Mançester Sitit që ky i fundit e fitoi 3-1, por legjenda e futbollit anglez, Allan Shirer, nuk është dakord me mendimin e trajnerit francez.
“Ajo nuk ishte aspak penallti. Të gjithë në e dimë se Sterlingu është mjeshtër i simulimeve, aktron bukur dhe, kësaj here, ai e bëri këtë shumë bukur”, deklaroi Vengeri mbas ndeshjes.
Allan Shirer që tani është bërë kritik futbolli, nga ana e tij, konsideron se Vengeri nuk ka të drejtë dhe se ai duhet t’i kërkojë falje Sterlingut: “Unë nuk mendoj se Sterlingu ka simuluar, ishte nje penallti e pastër. Vengeri duhet t’i kërkojë falje Sterlingut”, vuri në dukje Shireri.
Sfidanti.al