Edhe trajnerët më të mëdhenj mund të gabojnë, madje edhe ndaj lojtarëve që mund të bëhen ndër më të mirët. Kjo thuajse ndodhi me Gerd Mylerin tek Bajerni, me trajnerin jugosllav (kroat), Zllatko Çajkovski, po ashtu me legjendën e portës, Planiçka, me yllin e mbrojtjes Franko Barezi, dhe shumë të tjerë. Kohët e fundit, klubi që ka bërë më shumë “mëkate” të tilla në Angli quhet Çelsi. Tre prej lojtarëve më të mirë të Premier Ligës, sot për sot, kanë qenë pjesë e bluve, por janë larguar si jo të denjë për ta mbajtur fanelën.
Kevin De Brujn ishte tek Çelsi në vitet 2012-2014, dhe u transferua nga Murinjo tek Volfsburgu, ku shkëlqeu dhe u kthye tek Mançester Siti. Romelu Lukaku ishte në “Stemford Brixh” në 2011-2014, dhe ishte përsëri Murinjo që e largoi përfundimisht për tek Evertoni. Gjithsesi, portugezi e ndreqi gabimin duke këmbëngulur për ta marrë përsëri, veçse këtë verë tek Mançester Junajtidi. Së fundi Mohamed Salah, futbollisti egjiptian që u largua nga Antonio Konte. Ai ishte pjesë e Çelsit në 2014-2016 dhe pastaj kaloi tek Roma ku shkëlqeu në Serinë A, për t’u marrë nga Liverpuli. Gjithsesi, nga të tre lojtarët, ai që nuk duhej larguar kurrë ishte De Brujn, pasi në vend të Lukakut erdhi Morata, ndërsa Salah, sado i mirë që të jetë, ka zëvendësues në radhët e ekipit të Kontes.
Sfidanti.al