Futbollist gjenial italian, Andrea Pirlo, luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij, ndërsa ai hyri në lojë para përfundimit të ndeshjes, duke e ngritur në këmbë të gjithë stadiumin që e brohoriti për minuta të tëra “Moxartin” e futbollit që, kështu, u largua për të zënë vendin e vet në histori. Sezoni i tij i fundit në kampionatin amerikan, MLS, ishte i mbushur plot më dëmtime dhe mundime, kështu që ai luajti, gjithsej, në 15 ndeshje dhe vendosi që, më në fund, t’i thotë lamtumirë futbollit.
Pirlo është një nga futbollistët më të mirë gjatë afro dy dhjetëvjeçarëve të fundit dhe plejmejkër ose mesfushor që bota e futbollit rrallë herë ka parë. Gjatë 10 viteve që ai ka luajtur te Milani, ai fitoi gjithçka që mund të fitohej, ndërsa, më pas, kaloi te Juventusi, duke ndërruar edhe historinë e “zonjës së vjetër”. Më 2006, Pirlo ishte një nga lojtarët që kontribuoi më shumë që Italia të shpallej kampione bote dhe, kështu, ai u bë një përmendore e vërtetë e futbollit. Lamtumirë, Maestro, ishte nder të shihnim në fushë!”.
Sfidanti.al