Keita i Lajpcigut duhet të regjistrohet sërish në autoshkollë!

Mund të jesh futbollist i shkëlqyer, dhe e ardhmja jote mund të jetë tek Liverpuli, por mund edhe të mashtrosh për gjëra elementare. i ndodhi Nabi Keitasë, lojtarit të Lajpcigut, të cilit i ndodhi një skandal në Gjermani me patentën e makinës. Doli që patenta e tij ishte false, dhe për këtë, jo vetëm që iu hoq menjëherë, por edhe u gjobit me 415 000 euro.

Keita është i detyruar të lëvizë me taksi (për kënaqësinë e taksistëve), ndërsa i duhet patjetër të regjistrohet në një autoshkollë në Lajpcig për të marrë patentën. Do t’i duhen kurse teorike dhe praktike prej 12 orësh, dhe pastaj duhet të kalojë provimin. Jo vetëm kaq, por edhe pasi të marrë provimin, policia mund t’ia bllokojë patentën deri në 6 muaj. Lojtari 22-vjeçar pritet të kalojë tek Liverpuli, dhe aty mund të ketë pak fat, pasi në Angli nuk ka pezullim 6-mujor të patentës.

Sfidanti.al