Isko pa frikë nga “plakja” e Ronaldos, Reali e ka pasardhësin

Isko Alarkon është për momentin ylli kryesor i Realit të Madridit, veçse futbollisti i Spanjës nuk ka dëshirë të flasë për veten. Duke lënë mënjanë “epokën” e tij, Isko flet për të ardhmen e skuadrës madrilene, e cila shumë shpejt do të jetë pa yje të tillë si Kristiano Ronaldo apo Karim Benzema. Numri 22 e ka gjetur që tani njeriun që do të udhëheqë ekipin.

“Asensio është një lojtar që peshon shumë në të tashmen dhe që ka një të ardhme edhe më të madhe, – zbulon Isko, – ka një të majtë përrallore, praktikisht asnjë lojtar nuk e ka të majtën e tij (vërtet Isko, as Mesi?!). Duhet thjesht që ta lemë të përmirësohet, të mos e vendosim nën presion, ndërsa ai duhet ta mbajë kokën ulur. Shpesh ndodh që kur shkëlqen në moshën e tij, nis të mendohet se do të fitojë Topin e Artë, por le t’i lemë këto. Duhet të punojmë që të përmirësohemi çdo ditë”.

Sfidanti.al