Ylli i madh i PSZH-së, Nejmar, i zgjedh vet ndeshjet, në të cilat ai do të luajë, shkruan gazeta katalonjase “Sport”. Ky lojtar rekordmen, sa i përket shumës prej 222 milionë eurosh që u pagua për të nga klubi francez për ta marrë nga Barcelona, nuk luajti në ndeshjen që PSZH-ja e fitoi 5-0 ndaj ekipit mjaft modest, Anzhe, ndërkohë që informacioni zyrtar që u dha për arsyen e mungesës së tij në ndeshjen e lartpërmendur, ishte një dëmtim në ije.
Por, vetëm mbas 36 orësh mbas ndeshjes së lartpërmendur, Nejmari u pa, duke u stërvitur me fuqi të plota me bashkëlojtarët e tij të përfaqësueses së Brazilit që po përgatitet në Paris për ndeshje kontrolli me Japoninë dhe Anglinë, më 10 dhe 14 nëntor.
Sfidanti.al