Gazeta “Don Balon” shkruan se Zhoze Murinjo, mbas humbjes së Junajtidit të tij (1-0) në “Stemford Brixh”, ka biseduar me Sesk Fabregasin, në përpjekje për ta bindur atë që të vijë në Mançester. Sikurse dihet, “Speciali”, verën e kaluar, i mori Celsit mesfushorin serb, Nemanja Matiç, kurse, tani, synon t’i marrë edhe një mesfushor tjetër.
Dëmtimet që kanë pësuar Pol Pogba dhe Maruan Felaini e kanë lënë trajnerin e Mançester Junajtidit me opsione të kufizuar në mesfushë, kështu që Sesk Fabregasi do të ishte një zgjidhje ideale për Murinjon, ndërkohë që edhe vetë futbollisti spanjoll tha kohët e fundit se ai ka marrëdhenie të mira me “Specialin”. “Unë e adhuroj Zhozen, e konsideroj mik, ne vazhdojmë që të jemi në kontakt njëri me tjetrin”, tha, së fundmi, Fabregasi. Sidoqoftë, “Don Baloni” nuk ëshë ndonjë burim i besueshëm, ndërkohë që edhe vetë Fabregasi thotë se ka dëshirë që të qëndrojë te Celsi.
Sfidanti.al