Më në fund ëndrra e Diego Costës për t’u kthyer te Atletico Madrid do të bëhet realitet. Klubi madrilen ka arritur akordin me Chelsean pas 3 muajsh bisedimesh për kthimin në Spanjë të sulmuesit 27 vjecar duke pranuar të derdhë në arkat e Bluve të Londrës 60 milionë Euro. Në ditët e ardhshme, Diego Costa pas kryerjes së vizitave mjekësore, do të bëjë edhe prezantimin e tij si futbollist i Atletico Madrid. Sulmuesi i përfaqësueses spanjolle nuk do të mund të luajë me ‘Los Colchoneros’ deri në muajin janar për shkak të dënimit të Atletico Madrid me bllokim të merkatos nga FIFA. Por ai do të jetë nën urdhrat e Simeones në seancat stërvitore të skuadrës. Diego Costa e kërkoi me ngulm largimin nga Chelsea për shkak të përplasjeve me trajnerin Antonio Conte. Ky i fundit i bëri të ditur sulmuesit se nuk ishte në planet e tij me një SMS. Diego Costa për 2 muaj qëndroi në Brazil, pasi refuzoi të bashkohej me pjesën tjetër të skuadrës së Chelseat. Dëshira e fortë e tij për t’u kthyer te Atletico dhe sforcimi ekonomik i drejtuesve të klubit bënë të mundur që ky rikthim i tij te madrilenët të realizohet
sfidanti.al