Fanela më e shtrenjtë në botë? do të jetë ajo e Realit të Madridit

Reali i Madridit duket se do të jetë skuadra me fanelën më të kushtueshme në botë. Sipas medias spanjolle, kampionët e Spanjës dhe Evropës kanë rinovuar tashmë kontratën me sponsorin ‘Emirates’ edhe pse ajo skadonte vitin e ardhshëm. Mësohet se drejtuesit e klubit merenges dhe ata të ‘Emirates’ kanë rënë dakord që të firmosin kontratën e re që do të skadojë në sezonin 2021/22. Me këtë kontratë të re, Reali i Madridit do të përfitojë 70 milionë Euro në vit duke lënë pas Manchester United dhe Barcelonën që përfitojnë 62 dhe 55 milionë Euro në vit nga kontratat që ato kanë me ‘Chevrolet’ dhe ‘Rakuten’. Tani për ‘Los Blancos’ mbetet e hapur cështja e rinovimit me sponsorin teknik ‘Adidas’. Gjithnjë sipas medias spanjolle, bisedimet mes palëve kanë filluar tashmë dhe kontrata e re pritet të firmoset në ditët e ardhshme. Edhe në këtë rast te madrilenët, ideja është që të sigurohet një nivel më i lartë të ardhurash në krahasim me rivalët e Barcelonës që përfiotoinjë 105 milionë Euro në vit nga kontrata që kanë me Nike.

sfidanti.al