‘Surf Ranch’, e ardhmja e surfit do te jetë pishina?

Quhet Kelly Slater dhe është 11 herë kampion i botës në surf. Së fundmi sportisti i famshëm amerikan ka bërë të mundur realizimin e një inisiative; kryerjen e testeve në dallgë të formuara në një pishinë gjigande të pagëzuar ‘Surf Ranch’ të krijuar nga vetë ai. Kjo pishinë gjendet në Lemoore, një qytet mes Los Angelesit dhe San Francisco në kaliforni. Garimi në dallgët e krijuara në pishinë mund të konsiderohet edhe si një alternativë për World Surf League për zhvillimin e evenimenteve në të ardhmen. Testi i zhvilluar në ‘Surf Ranch’ u fitua nga Gabriel Medina, kampion bote në Surf në 2014, i ndjekur nga Filipe Toldeo. ndërsa në kampin e femrave, fituesja ishte amerikania Carissa Moore, kampione e World Surf League në 2015 që la pas australianen Stephanie Gilmore.

sfidanti.al