Tevez kritikon futbollin kinez: Do jetë larg atij evropian dhe pas 50 viteve

Carlos Tevez prej 1 viti e gjysmë aktivizohet në Superligën Kineze dhe duket se është penduar për zgjedhjen e tij edhe pse te Shanghai Shenhua ai përfiton 30 milionë Euro në vit. Sulmuesi argjentinas nuk ka ngurruar të lëshojë kritika të forta kundrejt futbollit të vendit aziatik madje arriti deri aty sa t’i cilësje lojtarët e këtij kampionati si të paaftë. ‘Në Amerikën e Jugut dhe Evropë, të gjithë mësojnë të luajnë futboll që në moshë të vogël-tha Tevez-kurse në Kinë kjo nuk ndodh. Në aspektin teknik, futbollistët këtu nuk janë shumë të mirë dhe vetë futbolli është ndryshe. Besoj se ky sport në Kinë nuk do të mund të arrijë në nivelin e atij në Evropë as pas 50 viteve’. Ajo që të bën përshtypje në këtë pikë, është se Tevez është lënë jashtë skuadre pasi është mbipeshë. Deri tani Carlos Tevez ka luajtur vetëm 12 ndeshje në Superligën Kineze duke shënuar 3 gola.

sfidanti.al