Sulmuesi Antoan Grizman e tregoi besnikërinë e tij ndaj Atletikos së Madridit, pak orë, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e Lozanës vendosi se ky klub spanjoll nuk do të mund të marrë lojtarë të rinj gjatë sezonit veror të ardhshëm, duke e dënuar atë për disa manipulime lidhur me futbollistët e rinj tek Atletikoja. Sidoqoftë, qëndrimin e tij përfundimtar Grizmani e bëri të ditur, ditët e fundit, duke deklaruar, në televizionin “Telefut”, se, gjatë ditëve të fundit, ai kishte zhvilluar bisedime me drejtorët e klubit dhe ata, së bashku, kishin marrë vendimin përfundimtar që ai të vazhdonte të qendronte tek Atletiko e Madridit.
“Gjatë të gjithë sezonit, unë kam thënë se e ndjej veten shkëlqyeshëm në këtë klub, por, më pas, gjërat u kuplikuan disi. Por, tani, unë bisedova me drejtorët dhe vendosa që të qëndroj këtu. Kjo është një periudhë e vështirë për klubin dhe nuk do të ishte mirë që unë të largohesha, pikërisht, tani”, tha Grizmani.
Sfidanti.al