De Biazi  këshillon faljen në Kishë, por a ka Zot që fal mëkatet që s’ndalen

Një ditë të bukur, nga ato që dielli të duket sikur shkëlqen vetëm për ty, trajneri De Biazi i ftuar në emisionin e llojit tjetër të ish-futbollistit, Di Kanio, ka thënë disa fjalë që për italianët nuk kishin ndonjë tingëllimë  të fortë, ndërsa për shqiptarët ishin shpuese.  Kur Di Kanio e pyeti teknikun se cili ishte “grali” ( sekreti i madh) i katapultimit të Shqipërisë në Europian,  përgjigja vlente më shumë se golat ne tavoline  që na dërguan në Francë: “ Fillimisht, kam hyrë në kokën e shqiptarëve për t’i njohur me rrënjë..”.  Për hir të së vërtetës, Xhani hyri në kokën tonë, pastaj zbriti edhe poshte duke na vjedhur edhe  zemrën, por nuk mund të thotë se edhe shqiptarët nuk mbetën pas tij në këtë udhëtim nëpër..koka. Presidenti, trajneri dhe  futbollistët, duke përjashtuar me vullnet  pjesën e shëndetshme të tifozëve, krijuan me sukses një amalgamë , sa fati dukej sikur i kishte bashkuar me meritë të gjithë bashkë.  Edhe padroni kuqezi, nëse do të ishin tek emisoni i Di kanios kishin të drejtë të thonin po të njëjtën gjë: “ Sa hap e mbyll sytë, hyra në kokën e De Biazit dhe e kuptova se ky ishte njeriu ideal për lojën tonë në skenë dhe më tej…”

Një futboll që tjetërsohet, madje helmohet,sidomos  kur dashurisë me trajnetrin i vjen fundi, siç ndodh edhe me De Biazin në këto 5 “karamele- humbjet” e fundit, që janë këmbanat që paralajmërojnë se udhëtmit të tij në kokat tona po i vjen fundi.  Një fund që e kishte menduar krejt ndryshe, pa e ditur se ndeshjet me ekipin e Zotit, Izrealin, do të ishin për të fundi  më i papëlqyer, më i pamerituar. Ndaj ,edhe pas dezertimit amatoresk në Luksemburg, trajneri  në vend që të zbulojë  sëmundjen e karakterit kuqezi, na ofron  një shërim fetar : Tani shkoni në Kishë! A ka Kishë që pranon të falë mëkatet e një ekipi që është mësuar të tradhëtojë trajnerët,  ;por që nuk lodhet kurrë duke tradhëtuar edhe popullin e tij, tifozët.  Siç ndodhi në ndeshjen “terror” nga gafat  e pashoqe me Izraelin në Tiranë, dhe siç nuk do të donim të përfundonim  tek “muri i lotëve’ pas ndeshjes në Izrael…

Sfidanti.al