Mesi: Gjithnjë do t’i jem mirënjohës trajnerit Luis Enrike..

Lionel Mesi i ka përmirësuar mjaft marrëdhëniet e tij me Luis Enriken, mbas mosmarrëveshjeve fillestare, kur Luço (Enrike) erdhi, fillimisht, në “Kamp Nou” dhe një gjë e tillë mund të konkludohet edhe nga deklarata e fundit e Mesit në revistën angleze “Four-Four-Two”, së cilës i deklaroi se ai e vlerëson shumë kontributin e madh që Luis Enrike ka dhënë te Barcelona, në radhë të parë, sepse ngriti një ekip që, para ardhjes së tij, dukej i rënë moralisht dhe psikikisht.

“Mund të them diçka për Luçon. Ardhja e tij na stimuloi neve që të hyjmë përsëri me dëshirë në garë. Si grup lojtarësh, ne ishim në një situatë të keqe, por, kur ai erdhi në ‘Kamp Nou’, ne u zgjuam dhe ai na ngriti përsëri në një nivel të lartë. Ai na dha motivimin, për të cilin ne kishim nevojë”, potencoi Mesi, duke pasur parasysh, sidomos, tripletën e fituar, qysh në sezonin e parë, kur Luis Enrike u bë trajner i ekipit gjigant katalonjas.

Sfidanti.a