Pep Guardiola mendon se portieri Willy Caballero mund ta ndalë Leo Messin, kur të takohen Manchester City e Barcelona në “Etihad Stadium” të martën mbrëma.
Katalunasit janë të parët në Grupin C, dhe para ndeshjes në Etihad kanë mposhtur si mysafirë Borussia Monchengladbach, Celticun dhe Cityn 4:0.
Caballero do ta zëvendësojë Claudio Bravon, i cili u largua me të kuq në ndeshjen që u zhvillua në Camp Nou, dhe trajneri Pep Guardiola mendon se ai mund t’ia mohoi golat treshes, Messi, Neymar e Suarez në “Etihad Stadium”.
“Ai me të vërtetë është gati”, tha Guardiola. “Në ndeshjen në ‘Old Trafford’ ai luajti shumë mirë dhe bëri dy pritje të mira”.
“Kam besim se do të bëjë paraqitje të mirë, pasi po përballet me më të mirët. Disa nga sulmuesit më të mirë në botë janë në të njëjtin ekip të Barcelonës, por unë kam besim të plotë në kualitetet e tij”, shtoi Guardiola.