Barça i “fut hundët” në punët e Realit, Ksavi kërkon Enrikun!

Për këtë futbollist ka qenë i interesuar Madridi, dhe po ashtu edhe Paris SG. Flasim për talentin e ri brazilian, Endrik, që luan për Palmeirasin dhe është vetëm 16 vjeç. “Endri është një lojtar që na duhet, – thotë trajneri Ksavi Hernandez, që ndodhte në Doha të Katarit si ambasador i Adidasit, – kemi takuar babanë e tij dhe shpresoj që të firmosë me ne”. Ksavi foli për kombëtaren e Spanjës duke theksuar se është shumë e mirë, shumë sulmuese dhe e qarkullon shumë mirë topin, sipas ideve të Luis Enrikes. Më pas, thekson se “ka qenë kënaqësi dhe shumë e lehtë të luaja në krah të Mesit, lojtarit më të mirë në botë”.

Sfidanti.al