Atletiko përkujton 400 ndeshjet e “djalit të shtëpisë”, Koke

Kanë kaluar pak ditë që kur Koke mbushi 400 ndeshje për Atletikon e Madridit. Klubi kryeqytetas e nderoi lojtarin me një video ku përmblidhej karriera e tij, e gjitha me fanelën bardhekuqe. Një emocion i veçantë, por gjithçka e merituar për 27-vjeçarin, që është njëri nga simbolet e epokës së shkëlqyer të Atletikos vitet e fundit.

I lindur në zonën Vajekas të Madridit, ai u regjistrua si fëmijë në Akademinë e Atletikos, që kur ishte 8 vjeç. Në 19 shtator 2009 bëri debutimin në ekipin e parë në kampionat, ndaj Barcelonës.

Kanë kaluar gati 10 vjet, dhe mesfushori arriti në 400 ndeshje për “rohiblankosit”, nga të cilat 266 në La Liga (29 gola). Ai ka fituar shumë trofe, titullin kampion në 2014, Kupën e Mbretit në 2013, Superkupën e Spanjës në 2014, Ligën e Europës në 2012 dhe 2018, Superkupën e Europës në 2012 dhe 2018, ndërsa dy herë ka qenë në finalen e Championsit (2014, 2016) humbur përballë Realit.

Sfidanti.al