Legjenda e futbollit anglez, Dejvid Bekam, iu bashkua ish-bashkëlojtarëve të tij të Mançester Junajtidit, duke u bërë pronar i klubit të një lige të ulët angleze – Salford.
Ish-“djalli i kuq” me nr.7 bleu 10 për qind të aksioneve të Salfordit, aq sa kanë edhe vëllezërit Nevil, Gigs, Skols dhe Bat. Në këtë mënyrë disa lojtarë të brezit të brilant të paharruar të Junajtidit do të bëhen pronarë që do të kenë shumicën e aksioneve të këtij klubi, ndërkohë që 40 për qind të tyre do të mbesin në duart e biznesmenit singapurar Piter Lima.
“Kur luaja me Mançesterin, unë kalova shumë kohë në Salford. Unë jam rritur këtu dhe jam shumë i kënaqur që hyra në këtë shoqëri”, vuri në dukje Bekami.
Salfordi, momentalisht, ndodhet në vendin e 3-të të tabelës së klasifikimit të Ligës së 5-të angleze me shumë shpresa që të hyjë në sistemin zyrtar të konkurrimit në Angli.
Sfidanti.al