Interi nuk betohet më për kokën e Perishiçit, po t’i japesh 40….

Kryesia e Interit ka vendosur që ta shesë Ivan Perishiçin, pasi trajneri Luçiano Spaleti nuk është i kënaqur me lojën e këtij futbollisti kroat gjatë pjesës së parë të këtij sezoni.
“Korriere delo Sport” shkruan se Interi do për këtë lojtar 40 milionë euro dhe, sikurse shkruan kjo gazetë, kryesia e këtij klubi milanez ka nisur tratativat e shitjes me Mançester Junajtidin dhe Atletikon e Madridit. Vetë Perishiçi ka bërë të ditur se ai dëshiron që të luajë në Angli.
Ivan Perishiçi erdhi tek Interi më 2015 nga Volfsburgu, pasi për të u paguan 18 milionë euro. Gjatë këtij sezoni, ai ka shënuar vetëm tre gola.
Sfidanti.al