Ky është lajm: Gjykata me një vendim pozitiv për Benzeman

Karim Benzema hyri në një fazë të vështirë të jetës së tij, qëkur u akuzua se ishte përzier në rastin e ushtrimit të shantazhit ndaj kolegut të tij në përfaqësuesen franceze, Matje Valbuena, dhe që, atëkohë, ai, asnjëherë, nuk është thirrur në kombëtaren e Francës. Megjithatë, dje, ky lojtar i shkëlqyer francez mori një lajm të bukur, pasi Gjykata e Lartë e hodhi poshtë pretendimin ose akuzën kundër këtij sulmuesi të Realit të Madridit, që do të thotë se instancat më të ulta gjyqësore duhet t’i ndërpresin procedurat kundër Benzemas.

Avokatët e këtij të fundit shpresojnë që i gjithë rasti të mbyllet shpejt për klientin e tyre. Benzema është akuzuar se ka shërbyer si ndërmjetës në shantazhin e ushtuar ndaj Valbuenës, të cilit i ishin kërkuar para për një video “erotike”, ku ai (Valbuena) tregohej “në veprim e sipër”, por Gjykata e lartpërmendur konkludoi se policia i kishte mbledhur provat, duke shkelur shumë ligje.

Sfidanti.al