Nesta legjendar: Sot, ka shumë lojtarë të mbivlerësuar

Alesandro Nesta mbahet mend si një nga mbrojtësit më të mirë të brezit të tij në botë, kështu që opinionet e tij, kur është fjala për futbollin, marrin një “peshë” të caktuar. Në një prononcim në “Corriere Della Sera”, lidhur me shumat mjaft të mëdha që shpenzohen, tani, për shitjet dhe blerjet e lojtarëve që konsiderohen yje, ky futbollist legjendar italian vuri në dukje se “ky është një problem global dhe jo vetëm italian. Ka shumë lojtarë që mbivlerësohen, shihni shumat që po aplikohen gjatë këtij sezoni transferimesh. Kualiteti është shumë më i ulët”, thotë Alesandro Nesta, shuma e transferimit të të cilit, më 2002, kur ai u largua nga Lacio për te Milani, ishte vetëm 31 milionë euro.

Sfidanti.al