Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Garet Sauthgejt, bëri të papriturën e madhe para fillimit të Botërorit të Rusisë (14 qershor – 15 korrik), shkrun gazeta britanike “San” që saktëson se në listën e përfaqësueses së lartpërmendur mungon emri i portierit veteran, Xho Hart, për të cilin, deri tani, besohej se ai do të ishte në këtë listë, megjithëse, jo si portier i parë. Harti është një lojtar me shumë përvojë, me 75 ndneshje dhe tre kampionate të mëdha mbas vetes. Sipas gazetës së mësipërme, as vetë Xho Harti nuk e besonte se do të mund të lihej jashtë 23 lojtarëve që do të shkojnë në Rusi.
Pritet që si portierë në listën e Sauthgejtit të figurojnë Xhordan Pikford i Evertonit, Xhek Batland i Stok Sitit dhe Nik Poup i Barnlit. Gazeta e lartpërmendur shkruan se lajmin shokues Hartit ia dha në telefon vetë trajneri Sauthgejt. Tani, në mungesë të Hartit, lojtari me më shumë përvojë në përfaqësuesen angleze është Geri Kahill me 58 pjesëmarrje në të.
Sfidanti.al