Plani sekret i Abramoviçit: “Të grabisë” trajnerin Maurisio Poketino!

Ish-portieri i Çelsit Mark Shvarcer lëshoi një “bombë” të vërtetë, duke pretenduar se ai ka dijeni për një plan të “bluve” të Londrës për t’i marrë Totenhemit trajnerin e tij, Maurisio Poektino. Thuhet se pronari i madh rus, Roman Abvramoviç, i ka ofruar trajnerit argjentinas një pagë tri herë më të madhe sesa ai merr, tani, te Totenhemi. Antonio Konte nuk arriti që ta nxjerrë Çelsin në Champions dhe, tani, është e qartë se, mbas ndeshjes finale të FA Kupës së Anglisë, ai do të largohet nga “Stemford Brixhi”. Në këto kushte, klubi londinez është vënë në kërkim të një trajneri të ri dhe tani objektiv kryesor është Poketino që, në fakt, ka katër vite që drejton Totenhemin, madje, me sukses, duke u bërë një nga trajnerët më të mirë në Premier Ligë.

Vetë Maurisio Poketino deklaroi, ditët e fundit, se javën e ardhshme ai do të zhvilloi me kryesinë e Totenhemit një takim, ku do të përcaktohet e ardhmja e tij.