Shtutgarti i Bundesligës gjermane, brenda 24 orëve, nënshkroi marrëveshje me plot shtatë lojtarë, duke paralajmëruar se ky klub ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm. Shtutgari e mbylli sezonin në vendin e 7-të të kampionatit kryesor gjerman dhe, për pak gjë, nuk arriti që të marrë pjesë në konkurrimin evropian.
Klubi në fjalë nënshkroi marrëveshje me Pablo Mafeon të Mançester Sitit, ndërkohë që në këtë klub gjerman kanë mbërritur edhe Emiliano Insua dhe Jens Gral që nënshkruan marrëveshje deri më 2020. Po ashtu, në këtë klub kanë ardhur edhe polaku David Kopaç dhe Borna Sosa 20-vjeçar nga Dinamo e Zagrebit. Nga ana tjetër, Mark Oliver Kempf është një lojtar 23-vjeçar që iu mor pa asnjë pagesë Aintrahtit të Frankfurit, ndërkohë që, këto ditë, pritet që të mbërrijë, si një përforcim tjetër, ganezi 17-vjeçar, Roberto Masimo.
Sfidanti.al