Krenari e Milanit; mund Fiorentinën 3-2, rritet diferenca me Juven

Milani e shfrytëzoi mjaft mirë  humbjen befasuese të  Juventusit nhga Benevento në Torino dhe me përmbysje e kundërpërmbysje rezultati mundi Fiorentinën 3-2 në Artemio Fianchi për ta cuar sërish në 4 pikë diferencën me bardhezinjtë.  Ajo e Firences ishte një ndeshje që i pati të gjitha. Në minutën e 9 Ibrahimovic kaloi Milanin e Stefano Piolit në avantazh, por Fiorentina diti të reagojë dhe arriti të pëmbysë disavantazhin; Pulgar barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Ribery shënoi golin e avantazhit 2-1 të skuadrës violë.

Brahim Diaz vendos të nxjerrë nga telashet Milanin dhe të barazojë rezultatin, ndërkohë që njeriu më vendimtar për kuqezinjtë u bë Calhanoglu i  cili shënoi golin e  fitores 3-2 për Milanin që e redukton në 6 pikë diferencën me Interin, por me një ndeshje më shumë në krahasim me zikaltrit.

Sfidanti.al