E kanë bërë disa skuadra, dhe mbahen mend mirë Barcelona, Reali i Madridit apo edhe ato në Angli. Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi në Skoci ku Sëlltiku refuzoi t’i bëjë respektin Gllazgou Rejnxhërsit si kampion i saposhpallur i vendit. Lojtarët vendas nuk bënë “rojën e nderit” kur futbollistët e Rejnxhërsit hynë në fushë, krejt ndryshe nga çfarë kishte këshilluar ish-trajneri i tyre, Brendan Roxhers, që i kishte ftuar të tregonin klas dhe përulësi. Rejnxhërsi fitoi titullin e parë në një dekadë, të cilën e kishte sunduar pikërisht Sëlltikut, ndonëse të besuarit e trajnerit Stiven Xherrard u eleminuan nga Liga e Europës prej Sllavias së Pragës. Në prag të derbit, që përfundoi 1-1, futbollistët e të dyja skuadrave bënë apel për luftën ndaj racizmit, ndonëse nuk u ulën në gjunjë, me lojtarët e Rejnxhërsit që theksuan se qendrimi në këmbë do të jepte një mesazh më të fortë.
Sfidanti.al