Nuk ka ndërmend të largohet nga detyra para vitit që i skadon kontrata, por me gjasë nuk do të vazhdojë më tej. Didie Deshamp e ka fituar një titull të madh me Francën, Kupën e Botës 2018, dhe synon që të fitojë edhe të tjerë derisa të marrë fund akordi me Federatën në 2022. Pas asaj kohe, me gjasë largohet, ndërsa ai vit ka edhe një moment tjetër të shënuar , përfundimin e kontratës së Zinedin Zidanit në stolin e Realit të Madridit. Media franceze, “Telefut” (Telefoot) shkruan se Zizuja ka shprehur dëshirën që në përfundim të akordit me Realin të drejtojë kombëtaren e Francës. Vetë Zidan nuk ka dhënë ndonjë përgigje për këtë, por Deshamp ka një mendim shumë të mirë për të. “Suksesi i tij si trajner i ka dhënë shumë besueshmëri në stol, – theksoi trajneri i “gjelave”, – e kishte që më parë legjitimitetin, por tani ka edhe kredibilitetin. Është e mundshme që një ditë të më zëvendësojë në këtë detyrë”.
Sfidanti.al