Drama Arshavin, ish bashkëshortja lufton për jetën për shkak të Covid

Ish ylli i Arsenalit dhe Zenit Shën Pjetërsburg, Andrey Arshavin po jeton një tragjedi të vërtetë familjare. Alisa Arshavina, ish bashkëshortja e futbollistit rus po lufton për jetën pasi rezultoi e prekur nga Covid-19.Sipas mediave, 38 vjecarja, ish modele e gazetare ishte shtruar në repartin e terapisë intensive për pankreatit akut dhe peritonit, sëmundje për shkak të të cilave mjekët vendosën që ajo të hynte në koma farmakologjike dhe pikërisht në atë gjendje në mënyrë suprizë ajo u prek nga coronavirusi

Nëna e saj, natalia Sarycheva nënvizoi sesi Alisa po lufton dhe ëshytë mes jetës e vdekjes pas 8 ditëve. ‘Ka pësuar një dëmtim të 40% të mushkërive. Ka Covid dhe polmonit me komplikacione-tregon Natalia Sarycheva për ‘The Sun’. Alisa, që ka edhe një fëmijë me Arshavin, së fundmi u desh të përballej me kritikat për shkak të disa dyshimeve për një infeksion në hundë. Ajo po lufton edhe me nëj sëmundje që i ka prekur hundën. ‘Nuk jam sëmurë për shkak të një ndërhyrje të gabuar të kirurgjisë plastike-shkruante ajo në Instagram-kam një sëmundje të rëndë autoimune. Dy operacione më ndihmuan të jetoj, por si pasojë fytyra ime e bukur u prek nga sëmundja.

Sfidanti.al