Anjeli dhe CR7, kur “Më i miri” është gjithmonë ai që ke në ekip

Nëse do të ndodhte qe sezonin e ardhshëm, Kristiano Ronaldo të largohej nga Juventusi, dhe në vend të tij të shkonte atje Lionel Mesi apo Zllatan Ibrahimoviç, me shumë gjasë presidenti Andrea Anjeli do të “qepte” një tjetër fanelë bardhezi, e do ta praronte me inicialet “G.O.A.T.”, që në anglisht janë për shprehjen “Më i madh për të gjitha kohët”. Një fanelë të tillë, Anjeli i ri ia dha CR7-ës pasi ky theu rekordin e golave të Pelesë duke pasur 770. Ishte një kombinim shumë i bukur me 3 shtata, dy të rekordit dhe një të numrit personal të portugezit. Superylli 35-vjeçar meriton çdo lavdërim për karrierën e tij meteorike, por ai nuk duhet të ketë asnjë dyshim se bosi i Juventusit do të gjente arsye të forta që “G.O.A.T.” të shpallej edhe Mesi e Ibra.

Sfidanti.al