Në kohën e Pep Guardiolës, Luis Enrikes apo Arsen Vengerit, do të kishte qenë nder të përmendeshe si trajner i mundshëm i Barcelonës apo i Arsenalit. Sot nuk është më kështu. Antonio Konte, trajneri kampion i Italisë me Interin, duket se e ka për turp t’ia shoqërosh emrin me atë të ekipeve të “Kamp Nout” dhe “Emirejtsit”. Italiani deklaron se nuk ka aspak në plan që të marrë detyrën tek Barça apo tek “topçinjtë”, ndërsa do të presë sezonin e ardhshëm për një projekt emocionues sezonin e ardhshëm. Sipas akordit me Interin, Konte nuk mundet që të punojë në Itali këtë edicion, por nuk dihet se cili do të jetë projekti për 2022-in.
Sfidanti.al