Përse Milani ka harruar rinovimin e kontratës me Piolin?!

Në fushën e lojës, ekipi cilësohet si “i bukuri i Serisë A”, përkundrejt Interit që është “i forti” dhe Napolit që vlerësohet “e papritura”. Milani i Stefano Piolit është një nga ngjarjet futbollistike në Itali, i rikthyer më në fund në Champions pas kaq vjetësh, por papritur merret vesh se trajnerit i kanë mbetur vetëm pak … muaj kontratë. Akordi i Piolit me drejtuesit (Maldinin, Gazidhisin) përfundon në qershor dhe ende nuk ka lajme për një rinovim të mundshëm. Çfarë kërkojnë më shumë tek Milani përveçse që skuadra të jetë në krye të renditjes, të jetë më simpatikja në Itali dhe të jetë rikthyer në Champions? Duket se Maldini me shokë e kanë harruar kontratën e Piolit, ndonëse “La Gazeta delo Sport” shkruan se “takimi mes palëve për rinovimin është vetëm çështje kohe”.

Sfidanti.al