Ndoshta në “Alianc Arena” mund të mos jenë krejtësisht kundër, madje mund ta shohin me sy të mirë. Vetë Uli Hënes dhe Karl-Hajnc Rumenige ishin nga ata që donin ndryshime për të rritur nivelin e konkurrencës që ka rënë përtokë këto kohë në Bundesligë, veçse sot këta shefa të Bajernit nuk janë më në detyrë. Gjithsesi, për të ndihmuar bavarezët, pra për t’ia bërë më të vështirë fitoren e titullit, mendon shefi ekzekutiv i Leverkusenit, Volfgang Holchojcer. “Le të zhvillojmë një plej of në fund të sezonit, – thotë ai, – katër ekipet e parë të diskutojnë titullin duke luajtur nga një gjysmëfinale, e pastaj finalen. E para me të katërtën, e dyta me të tretën”. Kjo padyshim mund ta bëjë më emocionuese Bundesligën, që Bajerni e ka fituar 9 herë radhazi, dhe 31 herë gjithsej, shumë më tepër sesa 5 titujt që kanë Dortmundi e Gladbahu.
Sfidanti.al