Të dhënat nga mediat janë që 30 deri në 35 për qind e futbollistëve të kampionatit anglez kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, pra që niveli i vaksinimit është tepër i ulët. Deri tani në Premier Ligë nuk ka pasur detyrim për këtë, ndërsa janë disa klube si Lidsi, Uolvesi dhe Brentfordi që kanë qenë të suksesshëm për të bindur lojtarët, dhe kanë nivele vaksinimi nga 89 deri në 100 për qind. Gjithsesi, ky është një përjashtim sepse “Deili Meili” raporton për vetëm 30-35 për qind të vaksinuar në tërësi në Premier, ndërsa në ligat më të ulëta ky nivel ka arritur në 70 për qind. Ka ekipe që kanë nga vetëm 6 lojtarë të vaksinuar, dhe ekziston frika se mund të ketë infektime dhe se kjo mund të ndikojë për keq gjatë sezonit, duke dëmtuar kalendarin dhe vetë skuadrat.
Sfidanti.al