Klopp vendos një rekord të ri personal

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka vendosur një rekord të ri në Premier pas fitores së Liverpoolit në “Boxing Day” ndaj Burnleyt në udhëtim. Nga një gol në të dy pjesët nga Darwin Nunez dhe Diogo Jota, e dërguan Liverpoolin në krye të tabelës në Ligën Premier me një fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Burnleyt. Si rezultat, bazuar në matjet e Opta, Klopp tani ka fituar gjashtë ndeshje në “Boxing Day”, duke u bërë trajneri i parë me një rekord prej 100 për qind të fitoreve në këtë ditë, në histori të Premier. Për Liverpool kjo ishte ndeshja e fundit për vitin 2023, ndërsa vitin 2024 do ta nisin në një përballje ndaj Newcastle më 1 janar në “Anfield”

sfidanti.al