Kalendar i cmendur, merkato dhe shigjetimi i klubit; Conte eshte kunder te gjitheve

Tek Juventus ishte mosfrekuentimi i restoranteve preh 100 Eurosh me 10 Euro ne xhep. Ne Milano eshte pak a shume nje situate e ngjashme.  Pas nje pjese te pare fantastike ne Dortmund Inter u duk sikur u shperbe dhe Conte nis muziken e vjeter; ate te merkatos jo ne lartesine e duhur. Nje levizje klasike qe u pa sidomos pas barazimit me Veronen.

Tani armiku behet Lega Calcio dhe kalendari i diskutueshem i ketij sezoni. Por edhe ne kete rast shigjetat e hidhura ne drejtim te klubit zikalter nuk mungojne. Persa i perket episodit te fundit, Conte nuk e ka shume gabim, skuadra e tij nuk ka marre nje trajtim te drejt post kufizimit. Por qe te krijosh nje ceshtje eshte e tepruar, pasi vete zikaltrit kane hedhur ne ere ndeshje te pabesueshme dhe per kete mjafton te mendosh sfidat me Sassuolon, Bolognan dhe Veronen.

Nevoja per te karikuar ambientin per te krijuar nje grup te bashkuar sipas diktatit ‘ne kunder te gjitheve’ eshte nje sistem qe shpesh ka dhene frytet e tij.  Ne kete pike, Mourinho ka ndertuar nje karriere te mrekullueshme. Por ne shfryrjet e Special One mungonin referimet ne drejtim te klubit.

Problemi i Contes eshte se kritikat e shumta ne drejtim te klubit mund te lodhe drejtuesit e tij qe deri tani kane shprehur besimin ne drejtim te trajnerit. Pershtypja e krijuar eshte se merkatoja r ardhshme e transferimeve do te jete vendimtare per te kuptuar sesa do te zgjase kjo ndjenje mes Contes dhe Interit.

Sfidanti.al