Nuk ka sfide Ronaldo-Messi, nuk ka shprese per talentet e Liverpoolit dhe as per skuadren qe do te fitoje Ligen e Kampioneve ne Lisbone; kete vit nuk do te kete fitues te Topit te Arte, gje qe do te ndodhe per here te pare qe nga 1956 kur France Football vendosi te jape kete cmim prestigjioz ne aspektin individual.
Lajmi per mosdhenien e Topit te Arte eshte bere i ditur nga vete revista e njohur franceze: ‘Eshte nje vit shume i cuditshem qe nuk mund ta quajme normal-tha kryeredaktori i revistes, Pascal Ferrè-rrethana te jashtezakonshme, vendime te jashtezakonshme. Nuk jane kushtet e mjaftueshme per te barazine mes kandidateve. Filluam te flasimnper kete hipoteze dy muaj me pare. Nuk ishte vendim i lehte per t’u marre.’
Pra sipas France Football, pandemia e Covid-19 e permbysi boten e futbollit ne menyre te tille qe kjo reviste nuk gjeti kushtet per te bere vleresimin e futbollisteve ne menyre te barabarte. Me Evropianin dhe Kupen e Amerikes te shtyre me 1 vit, Liga e Kampioneve do te kishte shume peshe per futbollistin qe do te fitonte Topin e Arte per 2020. Po keshtu nuk do te jepet as Trofeu Kopa, per futbollistin me te mire U21 dhe as I Lev Yashin per portierin me te mire.
Nuk do te kete probleme per Topin e Arte te 2021 edhe nese futbolli nuk do te kthehet teresisht ne normalitet pas pandemise coronavirus.
Sfidanti.al