Eksperti i njohur në fushën e transferimeve, Alfredo Pedulina, shkruan se sponsorët e Pol Pogbas mund të luajnë një rol të rëndësishëm sa i përket kthimit të Pogbas në Torino. Futbollisti francez ka kontratë me Mançester Junajtidin deri më 2021 dhe ai fiton reth 15 milionë euro për sezon, por, sidoqoftë, ai po bën të gjitha përpjekjet që të largohet nga “Old Traffordi”.
Sipas lajmeve më të fundit nga Italia, Juventusi dhe Pogba kanë kërkuar ndihmë nga kompania e njohur e pajisjeve sportive, Adidas, që ka një marrëveshje të pasur me klubin kampion të Italisë deri më 2027.
Adidasi do të duhet që të japë ndihmën e vet financiare për kthimin te Juventusi të Pogbas që vështirë se do të mund të blihet nga klubi torinez, nëse ky i fundit do të blejë stoperin e Ajaksit, Matijs De Light, që gjithashtu është një përforcim i shtrenjtë. Junajtidi kërkon 150 milionë euro për Pogban, ndërkohë që interesim për të ka shprehur edhe Reali i Madridit.
Sfidanti.al