Murinjo e refuzon Njukasllin: Vendi i 9-të nuk është për mua!

Specialisti i njohur portugez i futbollit, Zhoze Murinjo, menjëherë e hodhi poshtë mundësinë që ai të drejtojë sezonin e ardhshëm Njukasllin që e ka vakant vendin e trajnerit.

Rafa Benitezi është larguar tanimë nga ky klub anglez dhe ka mundësi që ta vazhdojë karrierën e tij në Kinë, nga ku atij i ka ardhur një ofertë e majme. Njukaslli, në fakt, ndodhet në prag të shitjes dhe pritet që atë ta bëjnë shumë shpejt pronë të tyre disa arabë të pasur, por, sidoqoftë, Murinjo nuk e sheh veten si pjesë të projektit të ri të Njukasllit.

“Ndoshta, mua mund të më afrojnë edhe ndonjë kontratë dhjetëvjeçare, por, nëse do të duhet të përpiqem që të zejë vendet e shtatë, të tetë ose të nëntë, atëherë kjo punë nuk është për mua. Unë kam natyrën që luftoj për vende të para dhe trofe”, deklari Murinjo që, sikurse qëndrojnë punët, do të mbesë pa klub edhe në sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al